Shkencëtarët thonë se kanë zgjidhur misterin që qëndron në zemër të një shpërthimi të famshëm kozmik.
Në shkurt 1987, një yll u pa duke shpërthyer në një galaktikë aty pranë. Ai ishte i dukshëm nga Toka për muaj të tërë, duke ndriçuar me fuqinë e 100 milionë diejve.
Shpërthimi ishte i një ylli të madh, 20 herë më i madh se Dielli ynë, i ashtuquajtur ‘supergjiganti blu’. Jeta e tij përfundoi në një mënyrë spektakolare, në një proces të quajtur supernova SN 1987A. Ishte supernova e parë e dukshme me sy të lirë për 400 vjet, dhe ishte nga një yll, detajet e të cilit ishin mbajtur shënim nga astronomët përpara se të shpërthente.
Vëzhgimet e SN 1987A na ndihmuan të kuptojmë më mirë teoritë mbi vdekjen e një ylli, por gjithmonë ka munguar një pjesë kritike e enigmës – ajo që mbeti në zemër të saj, pas një ngjarje kaq kataklizmike.
Sipas teorisë, yjet shkatërrohen kur u mbaron lënda djegëse për të kryer reaksionet bërthamore që i bëjnë ata të shkëlqejnë. Masa e yllit është aq e madhe sa forca e tij gravitacionale shtyp atomet e veta për të prodhuar materialin më të dendur në Univers, i cili quhet yll neutron; nëse është një yll më i madh, mund të kthehet në një vrimë të zezë. Por cila nga këto të dyja mbeti në zemër të yllit?
Kishte aq shumë mbetje nga shpërthimi i yllit, saqë as teleskopët më të fuqishëm nuk mund të konfirmonin atë që kishte mbetur në zemër të tij.