Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi foli në A2 CNN dhe për zgjedhjet presidenciale, përgatitjet për to dhe tentativat e Rusisë për të ndikuar në opinionin publik.
Talat Xhaferi pranoi se ka përpjekje nga jashtë për të ndikuar në RMV, teksa e rikonfimoi këtë gjë dhe më praninë e subjekteve politike pro ruse në vend, si në parlament ashtu edhe jashtë tij.
“Bujar Osmani është kandidati i BDI për zgjedhjet presidenciale. Në këtë moment ai ka përmbyllur dhe procesin e mbledhjes së firmave, për të verifikuar kandidaturën dhe për të përmbushur kushtet. Vendi që nga pavarësia ka sjellë dy rezoluta që kanë si qëllim anëtarësimin në NATO dhe BE, e para tashmë është plotësuar.
Ka përpjekje për ndikimi të jashtëm në RMV mes tyre dhe përpjekje ruse, me fushata të ndryshme në rrjetet sociale. Në RMV ka subjekte politike që për moto kanë idenë pro ruse. Në vend ka blloqe, të gjithë janë BE, por nuk e vërtetojnë të njëjtën dhe mbetet në përcaktimin e qytetarëve që të bëhet konfiguracioni pas zgjedhjeve”, u shpreh Xhaferi.