Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se prurjet turistike nga Spanja vazhdojnë të jenë “on top”, ku gjatë janarit erdhën dy herë më shumë se një vit më parë.
“Që pas panairit të turizmit “FITUR Madrid” Shqipëria ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave spanjolle, ndër to edhe revista “Que Madrid”, që sugjeron vendin tonë për peizazhet e pacenuara, natyrën dhe trashëgiminë kulturore mbresëlënëse.
“Ndërkohë prurjet turistike nga Spanja vazhdojnë të jenë “on top” ku gjatë janarit mirëpritëm dy herë më shumë vizitorë spanjollë krahasuar me janarin e mëparshëm”, shkruan Veliaj.