Sondazhi i fundit i “Barometrit” në Euronews Albania, i ka vendosur qytetarët përballë pyetjeve që kanë të bëjnë me komunitetin LGBT+ në vendin tonë.
Në përgjigjet e pyetjeve të bëra për qytetarët është i dukshëm niveli i lartë i mos njohjes se përgjithshme me këtë komunitet .
Pyetjes “në jetën tuaj a keni njohur direkt apo keni eksperiencë te drejtpërdrejtë me ndonjë person te komunitetit LGBT “ përqindja e atyre qe përgjigjen jo është 86.3 %.
Përballë një shifre të këtij niveli për mosnjohjen, pyetjet e tjera i kanë vendosur qytetarët përballë situatave hipotetike për prezencën e komunitetit LGBT, në nivele, pozicione, afërsi të ndryshme.
Ajo çfarë duket qartë ëshët se sa më afër të supozohet të jenë persona të komunitetit LGBT me të pyeturit, aq më e lartë është papranueshmëria e tyre.
Saktësisht për ti pasur kolegë papranueshmëria është 61.2 %.
Për ti patur fqinj refuzimi është 63 .8%.
Për ti pasur drejtues në vendin e punës, 64.6 % refuzojnë .
Nëse supozohet ti kenë mjekë të familjes, 64.3 % thonë jo .
A do ta pranonin një nga komuniteti LGBT si mik, 73.7 % refuzojnë
Mësues të fëmijëve, 81.1% nuk janë dakord.
Të pyetur a do të pranonin që një familjar i tyre të kishte martesë apo bashkëjetesë , përqindja e mospranimit është 94.2 %.