Si është Shqipëria krahasuar me vende të ndryshme në nivel global, për dakordsinë për martesat mes te njëjtës gjini? Në sondazhin e “Barometri” të kësaj jave, rezultoi se vetëm 10 përqind e të pyeturve janë dakord me martesat e te njëjtit seks.

Krahasuar me dakordësinë e vendeve te tjera europiane, Amerikës se jugut, Amerikës së veriut dhe Azisë ne renditemi në fund të listës.

Në krye te listës me 92 % dakordësi për martesat e te njëjtit seks është Suedia dhe vendi i fundit Nigeria me 2%.

Nga vendet fqinje ne renditemi me poshtë se Greqia me 41 % dhe Itali 73 %.

Nga vendet e Bashkimit Evropian me dakordësi me të ulët sipas “ Pew research center” është Polonia me 31% te dakordësisë.