Historia e Cristiano Ronaldos përbëhet nga gola dhe tituj, kjo është e sigurt, por portugez është mësuar të shfaqet edhe në krye të kategorive të tjera.
Në listën e sportistëve që fituan më shumë para në vitin 2023, në vend të parë figuron futbollisti portugez, i cili pak më shumë se një vit më parë nënshkroi me Al Nassr të Arabia Saudite, me fitime prej 255.58 milionë euro: 199.81 milionë paga dhe 55.76 milionë nga të ardhura të tjera si kontrata reklamash.
Të dhënat vijnë nga portali “Sportico”, i cili bashkoi “Top-100” sportistët më të paguar vitin e kaluar me një total prej 5.02 miliardë. Në vend të dytë është spanjoli Jon Rahm, i cili luan golf, i ndjekur nga… Lionel Messi.
Futbollisti argjentinas, tani te Inter Miami, u rendit i dyti në vitin 2022, por tani është kaluar nga Cristiano Ronaldo, i cili rrëzoi nga froni basketbollistin LeBron James, i cili tani shfaqet në vendin e katërt në listë.
Gjithashtu duhet theksuar se i fundit i klasifikuar në këtë “Top-100” është Derek Carr, i cili luan futboll amerikan për New Orleans Saints me 30.20 milionë.
Një vlerë shumë më e lartë se gruaja më e paguar: tenistja Coco Gauff që nuk hyn as në “Top-100” dhe fitoi ‘vetëm’ 21.10 milionë euro, mes pagave dhe të ardhurave të tjera.