Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit shërbim prove për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Rreth 1 vit më parë Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit shërbim prove ish-kreun e gjykatës kushtetuese Bashkim Dedja, vendim të cilin ai e apeloi.
Dedja është deklaruar fajtor për mos deklarim dhe fshehje pasurie.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja e kaloi shkallën e parë të vetingut, por u rrëzua nga një vendim i Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, KPA që e lidhi këtë subjekt rivlerësimi përmes një kontrate me OSHEE me një apartament në Golem, që pretendohej se ishte i vëllait.
Hetimet ndaj Dedjas u nisën nga SPAK në maj të vitit 2020, pas dyshimeve se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme që nuk i justifikonte me burime të ligjshme. SPAK siguroi atëherë në Gjykatën e Posaçme urdhër sekuestroje për një shtëpi me sipërfqe 60 m2 në Golem, në zotërim të Dedjes.
SPAK kishte kërkuar për ish-zyrtarin e lartë dënimin me 1 vit burg dhe konvertimin në dy vite shërbim prove, por gjykata vendosi të dënohet përfundimisht me gjysmën e pretencës që Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar.