Një i ri shqiptarë është arrestuar në Atika, pasi u kap në flagrancë duke transportuar dy pako kanabis sativa me sasi 25 kg.

I arrestuari është Mario Guxo, 28-vjeç. Guxo u kap në flagrancë nga departamenti i antidrogës së Atikës.

Mësohet se ai kishte tërhequr pranë kompanisë Fedex pakot e mbërritura me emrin Joanis Paraskeopulos, përmes një karte identiteti greke false.

Policia dyshon se Guxo e kryente këtë akvitet për disa muaj dhe se ka mundur të shmangë kontrollet doganore në disa raste. I riu ka lindur në Athinë dhe punonte si DJ në lokale të ndryshme të kryeqendrës greke, në të cilat trafikonte edhe drogën.