Në Lushnjë është rritur numri i nënave të reja, të cilat po vaksinojnë fëmijët deri në 1 vjeç.
Në Poliklinikën e qytetit të gjitha dhomat e vaksinatoreve qëndrojnë hapur edhe në fundjavë.
Kryevaksinatorja Mimoza Kote në Njësinë vendore të kujdesit bën thirrje për nënat e reja të vaksinojnë fëmijët dhe të mos ndikohen nga teori joprofesionale.
Në Lushnjë, nuk ka deri tani raste me infektim nga fruthi, por autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për kujdes.