Futbollistët e Arsenalit kanë mposhtur mbrëmë me rezultatin 3-1 Liverpoolin në terrenin e tyre në Londër, në ndeshjen e xhiros së 23-të të Premierligës dhe kanë mbetur dy pikë prapa në garën për titullin e kampionatit.

Arsenali kaloi në epërsi me golin e Bukayo Saka në minutën e 14-të dhe Gabriel barazoi me autogol në minutën e tretë të pushimeve të pjesës së parë.

Gabriel Martinelli i dha një avantazh të ri ‘Topçinjve’ në minutën e 67-të, pas një keqkuptimi mes portierit Alison Becker dhe mbrojtësit Virgil van Dijk.

Ata të dy reaguan në mënyrë më katastrofike të mundshme në atë situate, skenë të cilën mund ta shikoni në videon e mëposhtme, që tashmë është bërë virale në Angli…