Në “Etihad”, Manchester City mundi 2-0 Evertonin jo pa mundime. Rikthimi pas 77 ditësh i Haaland ishte i duhuri për “Qytetarët”, me norvegjezin që është një “makineri golash”.

U deshën 14 minuta kohë në pjesën e dytë që Haaland të shënonte dy gola dhe të shkonte në kuotën e 73 golave në 78 ndeshjet me Cityn. Përkohësisht skuadra e Guardiolës është në krye të renditjes.