Ndikimi i Lionel Messit vazhdon të bëjë mrekulli për Inter Miami, edhe jashtë shtëpisë dhe gjatë një ndeshjeje parasezonale në turneun e tyre në Azi.

Miami filloi turneun para-sezonal përpara sezonit 2024 të Major League Soccer me një barazim kundër El Salvadorit dhe një humbje në shtëpi ndaj FC Dallas në stadiumin DRV PNK.

Ata u nisën për në Arabinë Saudite, ku luajtën kundër Al-Hilal dhe Al-Nassr. Megjithatë, ‘Vallëzimi i fundit’ i shumëpritur mes Messit dhe Cristiano Ronaldos nuk ndodhi për shkak të një dëmtimi të yllit portugez.

Inter Miami u nis menjëherë në Hong Kong pas humbjes së tyre 6-0 ndaj Al-Nassr dhe do të luajnë kundër kombëtares vendase nesër.

Miami u stërvit më herët sot në stadiumin e Hong Kongut në përgatitje për ndeshjen e nesërme para mijëra tifozëve të pranishëm.

Sipas SportStar, stadiumi me kapacitet 40,000 u mbush plot vetëm për stërvitjen, me biletat e ndeshjes që tashmë janë shitur që nga dhjetori 2023, kur u lajmërua ndeshja.

Messi mori pjesë në stërvitje të lehta për të shmangur rëndimin e dëmtimit të kofshës, gjë që për pak e mbajti jashtë ndeshjes kundër Al-Nassr, ku luajti për vetëm 13 minuta.

Në senacën stërvitore ishte i pranishëm edhe bashkëpronarin i Inter Miami dhe ish-ylli i Manchester United, David Beckham.

Turneu para-sezonal i Miami do të vazhdojë në Japoni, ku ata do të përballen me Vissel Kobe përpara se të luajnë me klubin e fëmijërisë së Messit në ndeshjen e fundit parasezonale të 2024.