Depërtimi i masave ajrore me origjinë jugperëndimore do të bëjë që vendi ynë të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti i kthjellët dhe orët me diell do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të kohës, ndërsa vranësirat do të jenë mesatare-kalimtare gjatë ditës së sotme (4 shkurt).
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-6m/s, ndërsa hera-herës në bregdet fiton shpejtësi deri 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.
Temperaturat minimale do të shënohen në Korçë me -5 gradë celcius duke vijuar tek ato më të lartat 18 gradë celcius që pritet të shënohen në disa prej qarqeve në jug të vendit./ Marrë nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak.