“Të hedhësh poshtë gjithçka duke thënë “as që e njoh” është e pavërtetë dhe ofenduese, nisur nga e kaluara profesionale që meriton dimensionin e saj të saktë”. Tomaso Trussardi iu përgjigj i mërzitur fjalëve që përfaqësuesit e Chiara Ferragni-t i kishin deklaruar për ‘Ansa’, për të mohuar zërat që pretendonin se kishte një lidhje mes të dyve.

Teori të cilat në mënyrë të pakontrolluar shpërthyen pak ditë më parë, menjëherë pas thashethemeve për krizën mes Ferragni-t dhe bashkëshortit të saj Fedez.

“Chiara Ferragni dhe Tomaso Trussardi as nuk e njohin njëri-tjetrin, janë takuar vetëm një herë gjatë një sfilate para 5 apo 6 vitesh”, versioni i dhënë Ansa-s nga “një anëtar i stafit të sipërmarrësve dhe influencuesve”.

Por, siç po thonim, Trussardi nuk i kanë shkuar mirë këto fjalë. “Ne e njohim Chiara Ferragni-n prej shumë vitesh, kur ishte një “blogere” e thjeshtë, por e talentuar, e cila ende luftonte për t’u ftuar në sfilatat e modës”, thotë ai përmes Instagram, ku ka publikuar një status, “Gjithmonë kemi besuar te ajo (si te Valentina Ferragni që bashkëpunoi ngushtë me ne). Ato gjithmonë kanë marrë pjesë spontanisht në iniciativat tona, duke përfshirë edhe pistat ku kam takuar për herë të fundit Chiarën, rreth 4 vjet më parë. Më duhet të them se gjithmonë ka pasur vetëm një marrëdhënie vlerësimi dhe simpatie profesionale me të gjithë familjen nga të dyja palët”.

Më tej ai shpreh indinjimin e tij: “Të hedhësh poshtë të gjitha këto me “as që e njoh” është e pavërtetë dhe ofenduese në krahasim me një të kaluar profesionale që meriton dimensionin e saj të saktë”, përfundon Trussardi, “Ndoshta zyra e saj e shtypit hëngri shumë panetone në fund të vitit. Nuk e bëjnë siç duhet”.

Chiara foli për ‘Corriere della Sera’, përpara se të dilte lajmi për krizën me Fedez: “Kushdo në botë mund të thotë fjalën dhe mendimet e tij, por për mua, në vend që të jap shpjegime, është më e rëndësishme të bëjmë atë që mendoj se është më e drejtë: mbajtja e problemeve brenda mureve familjare”.