Është e rrallë të shohësh Toni Kroos të shohë letra, apo edhe të protestojë për gjyqtarët, por kjo ndodhi të dielën në ndeshjen e Real Madridit me Sevillan, madje ndodhi shumë herët, në minutën e 35-të. Në një video të momentit shihet gjermani duke protestuar te gjyqtari Diaz de Mera, pas një aksioni me Isaac Romero, ku Kroos thotë se nuk ka bërë faull.
Në podkastin që ai ka me vëllain e tij Félix, “Einfach ill Luppen”, Kroos foli për episodin dhe dha një pamje kurioze, pasi arbitri përfundoi duke u dëmtuar gjatë ndeshjes. Merengues mposhtën 1-0 Sevillan në shtëpi, me golin e vetëm të shënuar nga kroati Modric që hyri në lojë në pjesën e dytë.
“Nuk kam folur kurrë për gjyqtarët, por këtë herë ishte shumë. Gjatë gjithë pjesës së parë, në çdo lojë, ne vetëm u ndëshkuam për faulle. Ajo që më acaroi me të verdhën time ishte fakti që arbitri ishte një metër larg aksionit (në video gjermani bën gjestin ‘1 metër’ arbitrit).
Eshtë çmenduri. I largohem kundërshtarit, e shoh se ka filluar të driblojë dhe kërkon të përplaset me mua. Madje largohem që të mos kemi shumë kontakte, por arbitri e injoron këtë dhe jep faull kundër meje. Por Zoti sheh gjithçka dhe ndoshta ai e dëmtoi arbitrin… Ishin 80 mijë njerëz në stadium dhe të gjithë ishin të dëshpëruar me arbitrimin e tij.”
Në momentin e kartonit të verdhë, ai përfundoi duke u qetësuar nga Sérgio Ramos, një shok i vjetër i skuadrës. “Ndihesha sikur kisha gjithçka nën kontroll, por ishte mirë që ai ishte i vetëdijshëm për këtë, ai ka qenë në atë situatë shumë herë.”
Kroos shkoi më tej dhe tha se arbitri i katërt bëri një punë të mire, kur zëvendësoi kryesorin Díaz de Mera: “Arbitri me të vërtetë bëri gjithçka gabim, madje ai u dëmtua në momentin më të mirë për ne, po bënim shumë presion. Vërtet duhet të themi se arbitri i katërt është shumë më i mirë se Díaz Mera. Po, ai bëri një punë të mirë.”