Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot kërkesën e familjarëve për 4 vrasjet në bulveard më 21 janar. Më konkretisht, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, do të marrë në shqyrtim kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkojnë që hetimet të kryhen nga SPAK dhe jo nga Prokuroria e Tiranës.

Një ditë më parë familjarët e Aleks Nikës i kërkuan gjykatës së lartë që hetimet për vrasjen e 21 janarit t’i kalojnë për kompetencë prokurorisë së posaçme.

Sot, anëtarët e gjykatës do të dëgjojnë në seancën familjarët e Nikës që pretendojnë se vrasja e të afërmit të tyre është krim shtertëror dhe duhet të hetohet nga spak dhe nga ana tjetër prokurorinë e posaçme që kallëzimin e familjarëve ia delegoi prokurorisë së Tiranës për hetimeve me argumentin se nuk janë ata kompetentë.

Nëpërmjet një letre bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika, thotë se dizponojnë një mikrokasetë ku janë rregjistruar urdhërat e drejtuesve të Gardës për të qëlluar mbi protestuesit.

Po kështu në letër thuhet se edhe gjykata e Strasburgut e ka cilësuar të pa zbardhur vrasjen e protestuesve dhe në të njëjtën kohë një sërë provash janë fshehur nga zyrtarët e lartë të kohës, përfshi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e brendshëm Lulzim Basha që sipas familjarëve duhet të meren në pyetje nga SPAK.

Gjykata europiane për të drejtat e njeriut në vendimin e zbardhur për vrasjen e Aleks Nikës në protestat e 21 janarit ka bërë pëgjegjës shtetin shqiptar për vrasjen por edhe për mos zbardhjen e saj dhe ndëshkimin e autorëve. Sipas gjykatës, shteti dështoi të kontrollojë protestën dhe oficerët e Gardës së Republikës perdoren armet e zjarrit duke vrare katër përsona përfshi edhe Aleks Nikën.

Po kështu gjykata thotë në vendim se, zyra e Kryeministrisë qe drejtohej nga Sali Berisha nuk ofroi të gjitha video incizimet ose Prokuroria dështoi të sekuestrojë regjistrimet që do të ishin provë e vlefshme për hetimin.

Në vendim thuhet se këto mangësi nga ana e organeve hetimore shqiptare ngrejnë dyshimet se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin në hetim padrejtësisht.

Në fund gjykata europiane per te drejtat e njeriut sugjeron se autoritetet duhet të vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Aleks Nikës dhe identifikimin e ndëshkimin e përgjegjësve. Gjykata e strasburgut u vu ne levizje me kerkese te familjes Nika.

Dosja per vrasjen e Aleks Nikës po hetohet prej 2 vitesh nga prokuroria e Tiranës që nuk ka dalë ende në një përfundim për autoresinë e krimit. Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë