Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndërhyrja e NATO-s para 25-vjetëve në Kosovë ka qenë e nevojshme dhe se është bërë gjithçka për të parandaluar mizoritë e regjimit të Millosheviçit.

Në platformën X, Rohde shkruan se i qëndrojnë këtij vendimi.

“Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjet dhe mizoritë e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi.

Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, ka thënë Rohde.