Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, duke vënë pas hekurave 36 persona.

Përmes një reagimi, Balla theksoi se arrestimet janë kryer në Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Korçë, Rrëshen, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Dibër.

“🇦🇱👮👮‍♀️🚔 Policia e Shtetit vijon me intensitet operacionet kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, duke vënë para drejtësisë gjatë 24 orëve të fundit 36 shtetas: për armëmbajtje pa leje, vjedhje, shpërndarje lëndësh narkotike, organizim i paligjshëm i lojërave të fatit dhe dhunë në familje. Përgëzime Policisë së Shtetit në Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Korçë, Rrëshen, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Dibër, për këto operacione.”, shkruan Balla.