Gazetari Adriatik Doçi thotë se ka 4 dëshmi të forta që implikojnë drejtëpërdrejt Ilir Metën në aferën CEZ-DIA. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, gazetari tha se gjithë historia e CEZ-DIA është shpikur që të fitojë Ilir Meta.

Sipas tij 4 dëshmitë e forta që fundosin Metën, janë ajo e Elvis Mataj, një person i besueshëm i Metës, Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, dëshmia e tretë është e Vojsava Ismaliajt, si dhe e vetë Kastriot Ismailit. Këtij të fundit sipas gazetarit kreu i SPAK i ka marrë një dëshmi në burg për këtë aferë korruptive

“Ka të bëjë për mënyrën procedurale. Jemi drejt fundit. Për shkak të përfundimit të aftave SPAK-u do të dalë më një vendimmarrje për këtë dosje. Nëse do të ngjarë akuzë apo pushojë. Ka 4 dëshmi të forta që implikojnë drejtpërdrejt Ilir Metën. Afera CEZ-DIA është një miniaferë, në gjithë aferën e madhe të CEZ. Nga auditi i bërë nga ministria e Ekonomisë me në krye Gjikunuri shkon në 450 mln euro dëmi. SPAK po hetim vetëm një episod korruptiv brenda megaferës, që është CEZ-DIA.

Deri tani prokuroria ka konstatuar 5 mln euro vjedhje, por dyshohet se kostoja është shumë më shumë. U privatizua CEZ, pastaj CEZ kontrakton kompaninë DIA të mbledhë borxhin e keq. DIA thjeshtë dorëzonte dokumente fiktive dhe CEZ-i i kalonte paratë. CEZ-i plotësonte fatura dhe ja kalonte shtetit shqiptarë.

Kemi një fakt penal që nuk është hetuar nga prokuroria. Sekseri kryesor midis çekëve dhe qeverisë shqiptarë. Këtu nis historia korruptive. Nis sapo Meta bashkohet me Berishën. Historia e CEZ-DIA është shpikur që të fitojë Ilir Meta. SPAK ka 4 dëshmi që fundosin Ilir Metën në këtë histori. Elvis Mataj ka qenë një person i besueshëm i Ilir Metës, dhe ka qenë drejtori ekskluziv i kompanisë DIA me pronar Kastriot Ismaliajn. Elvis Mataj ka rrëfyer për rolin e Ilir Metës në këtë histori.

Ilir Meta e ka konsideruar si një personazh mashtrues duke i dhënë një mesazh. Dëshmia e dytë është e Jozef Heickut. Ai ka folur dhe ka thënë që Kastriot Isamilajn na e solli Ilir Meta. Dëshmia e tretë është e Vojsava Ismailajt. Për favoret që i kërkonte Ilir Meta Kastriot Ismailajt. Dëshmia e fundit është e vet Katsriot Ismailajt. Vetë kreu i SPAK thuhet se ka shkuar dhe i ka marrë një dëshmi në burg për rolin e Ilir Metës në këtë aferë korruptive”- tha Doçi.