Ditët e fundit është komentuar shumë afrimiteti mes Sarës dhe Meritonit, brenda shtëpisë së Big Brother VIP.  Disa komentues e kanë gjykuar si të tepërt këtë afrimitet, përtej shoqërisë. Kjo sepse Sara është në një lidhje dashurie me Bardhin, ndërsa Meritoni ka deklaruar se e ka mik të ngushtë këtë të fundit.

Në disa raste ata shihen duke përkëdhelur njëri tjetrin, të shtrirë të përqafuar të dy, edhe pse Bardhi është i pranishëm, dhe mesa duket nuk e ka problem. Vetëm pak më parë Sara, Meritoni dhe Bardhi shfaqen të shtrirë në një krevat, ku Meritoni ndodhej mes tyre.