Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me situatën e ndodhur disa ditë më parë, ku është përfshirë gazetarja e Ambrozia Meta.

Rama ka thënë për Opinion Tv Klan, se gjesti i tij ishte miqësor dhe sipas tij nuk ka vend për ndjesë. Nga ana tjetër Rama tha se aty ishin dhe të tjerë kolegë të gazetarës që e panë çfarë ndodhi dhe ka vijuar duke thënë se gazetarja është një “prototip që vetëm ndërpret”.

Rama: Një material që mbi të cilin është ngritur një histeri shumë e madhe. Në të shkuarën kam pasur momentet e mija ku kisha shumë zell që reagoja flakë për flakë me gazetarët, por në këto kohë jam shumë në qetësi për tu përgjigjur të gjitha pyetjeve. Aty janë dhe dëshmimtarët, ky është një manipulimi më i madh dhe më i neveritshëm, ku stimulohet në mënyrë të qëllimshme.

Fevziu:Kanë reaguar mediat ndërkombëtare

Rama: E di dhe i kam thënë dhe mediave të huaja që të pyesin dëshmimtarët okularë. Ishte një gjest miqësor për t’i rrahur shpatullën. Unë nuk kam asnjë ndjesë për të kërkuar. Gazetarja është prototipi i ndërprerje që do duhet të vendoset përballë opinionit, që kolegët e vetë s’ja kanë borxh që nuk i lë. Unë e kam problemin me etikën.