Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik në Tepelenë ku humbën jetën katër persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Ai u shpreh se zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është detyrim ligjor e përgjegjësi ndaj jetës.

Balla shtoi se Policia Rrugore duhet të rrisë edhe më shumë kontrollet dhe forcën parandaluese.