Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inoviacionit, Blendi Gonxhja ka dhënë disa shifra lidhur me arsimin profesional në vend.
I pranishëm në konferencën kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, Gonxhe bëri me dije se gjatë këtij viti shkollor, në të gjithë vendin janë 14.700 nxënës të cilët ndjekin arsimin e mesëm profesional.
“Arsimi dhe formimi profesional ofrohet nga 29 shkolla profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional në të gjithë vendin. 14,700 nxënës ndjekin arsimin e mesëm profesional publik për vitin shkollor për vitin 2023-2024. Numri i të regjistruarve për herë të parë është 4709 nxënës, konkretisht 11% më shumë se një vit më parë”- u shpreh ministri. Teksa renditi programet më të kërkuara, Gonxhe tha se 60% e nxënësve që janë diplomuar nga shkollat apo qendrat e formimit profesional, janë punësuar.
“Programet më të kërkuara për vitin 2024, janë hoteleri turizëm, shërbime mjetesh transporti, teknologji informacioni. 8 ofrues ofrojnë edhe kualifikime profesionale. 60% e nxënësve që janë diplomuar, janë punësuar. Nga qendrat e formimit profesional, janë ofruar 71 kurse të formimi profesional, janë regjistruar 15 mijë kursantë. Gjatë vitit 2023, është zbatuar programi i kodimit. Prioritet ka mbetur ofrimi i kushteve të IT”– tha Gonxhja.