Zbardhet dëshmia e policit Gjergj Ndershtiqaj dhe Gjon Nika, që mbetën të plagosur mbrëmjen e së martës në Grudë të Re në Shkodër. Ata kanë deklaruar se nuk i kanë parë personat që kanë qëlluar ndaj tyre sapo kanë zbritur nga makina dhe kanë pretenduar se nuk kanë konflikte me askënd.
“Sapo zbritëm nga makina dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan. Në momentin kur nisën të shtënat kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar qëndruam pas makinës.”, thanë ata para hetuesve.
Gazetari Simon Shkreli raporton se në vendin e ngjarjes janë gjetur 140 gëzhoja. Ndaj tyre është qëlluar me dy armë zjarri kallashnikov, të cilat u gjetën në makinën e djegur tip Renault ndërsa një kallashnikov tjetër është gjetur në bagazhin e makinës. Në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë dy persona.