Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me shpërthimin në Lushnje. Balla ka thënë se në gjendje të rëndë ndodhet dhe djali i viktimës, që kryente rolin e vinçierit. Nga ana tjetër Balla dha detaje dhe për deputetin e PS Bujar Çela, ku sipas tij i është izoluar plaga dhe është nisur drejt Tiranës. 

“Në zonën industriale të Lushnjes pranë një kompleksi magazinash dyshohet se ndodhi një shpërthim i shkaktuar ndoshta nga kontakti me linjën e tensionit të lartë që më pas ka shkarkuar rrymën dhe ka sjellë shpërthimin e një ekskavatori, drejtuesi i të cilit ka humbur menjëherë jetën. Është plagosur rëndë një tjetër person që gjendej aty pranë i cili dyshohet se është i biri i viktimës. Bujar çela ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit dhe mund të them se plaga është arritur të izolohet dhe deputeti është nisur për një trajtim më të specializuar pranë spitalit të Traumës. Në total janë tre të palgosur që janë pranë Traumës”, tha Balla.