Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Rithemelimit foli për mediat nënkryetari i grupit Gazment Bardhi. Ai tha se grupi parlamentar ka mbështetur qëndrimet e përfaqësuesve në Konferencën e Kryetarëve.

“Grupi ka mbështetur mendimi që përfaqësuesit e vetë kanë mbajtur në Konferencën e Kryetarëve. Për ne, normalizimi i jetës parlamentar ka qenë dhe mbetet qëllim i joni. Po sigurisht pa u nënshtruar dhe tejkaluar nevojën që ka Shqipëria për respektimin e Kushtetutës. Kërkesat kanë qenë të qarta.

Siç e kam thënë kemi rënë dakord, është duke u punuar për të finalizuar këtë dakordësi. Ne iu qëndrojmë dakordësisë në parim në ,mbledhje dhe të përkthehet në vendimmarrje. Jemi duke punuar për të gjitha çështjet që ramë dakord. Grupi i PD i qëndron dakordësisë në parim të shprehur edhe dje. Urojmë që të finalizohet me vendimmarrje të Kuvendit”, tha Bardhi.

Bardhi shton se nuk ka marrëveshje me mazhorancën por vetëm dialog.

“Nuk ka asnjë marrëveshje. Ka një dialog politik, normal për një vend kandidat për në BE. Sa për hapa pas e ftoj të numëroj hapat nga 3 në 2 në 1 dhe do shkoj ai hapa pas”, shtoi Bardhi.

Deputeti tha se Rama vijon të jetë kundërshtari politik.

“Do të ketë një plan paraprak hetimi. Dhe në varësi të të dhënave që mblidhen nga komisioni paraprakisht caktohet dhe lista e dëshmitarëve. Unë nuk kam dijeni se kush do jetë dëshmitar.

Ne do vijojmë ti kërkojmë llogari kryeministrit. Ai do vijohet të hetohet në parlament. Edi Rama vazhdon të jetë kundërshtar politik jo vetëm i opozitës por edhe çdo shqiptari të ndershëm. Jemi në betejë me të deri në ditën kur do ta mundim. Nuk jemi tërhequr nga asnjë komision hetimor.’, shprehet Bardhi.