Gazment Bardhi, Kreu i grupit Parlamentar komentoi një episod ku Lulzim Basha, i ulur ngjitur me të drejton shikimin nga celulari i kreut të grupit parlamentar.
Bardhi u shpreh për “Kjo Javë” në News 24 se ai moment dukej si një cenim i privatësisë në mënyrë të panevojshme, por shtoi se në seancën e ardhshme do të lërë telefonin mbi tryezë në mënyrë që Basha “të mos lodhet duke zgjatur kokën”.
“E konsideroj të panevojshme show-n që bëri kolegu Basha gjatë ditës së enjte. Për dy vite nuk ccoi përpara reformën zgjedhore, kur nuk kemi qenë fare pjesë e procesit dhe ai me Alibeajn ishin në komision. Ishte një teatër i panevojshëm në mendimin tim. E kam parë videon ku Basha më sheh, duhet të pyesin Bashën se çfarë po shihte me aq kuriozitet te telefoni im. Dukej si një cenim i privatësisë së një kolegu në mënyrë të panevojshme. Nëse Basha do të shohë telefonin tim ia jap sepse nuk kam gjë për të fshehur dhe ai e di mirë këtë. Nëse do vazhdojë të ulet aty do e lë telefonin aty që të lexojë dhe mos të lodhet duke zgjatur kokën”, u shpreh ai