Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, është arrestuar. Së bashku me të, janë arrestur edhe 4 persona të tjerë.

Prangosja e Goros vjen për llogari të një hetimi të nisur pas një kallëzimi të Alfred Belerit ndaj Goros për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.