Në retreat-in që kryeministri Edi Rama organizoi në Shkodër, Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku analizoi gjetjet për 61 bashki të vendit në mbledhjet e të ardhurave dhe burmet njerëzore.
Ajo që vihet re në prezantim është se bashkitë e vogla, ato që kanë më pak se 20 mijë banorë, e kanë të vështirë të krijojnë të ardhura të veta dhe prandaj gjenden në vështirësi financiare duke u bazuar më së shumti në paratë që i jep qeveria qëndrore.
Në tabeël, bashkia me performancën më të mirë financiarisht është Himara me rreth 45 mijë lekë të mbledhura për frymë. Performanca e mirë e Himarës vjen në përgjithësi për shkak të pozicinit të saj gjeografik dhe aktivitetit të lartë ekonomik që ndodh për shkak të turizmit. Kurbini nga ana tjetër mbledh më pak, rreth 950 lekë për frymë. Raporti i bashkisë që mbledh më shumë të ardhura dhe asaj që mbledh më pak, është rreth 48 herë.
Në grupin e bashkive që mbledhin më pak, jane bashkitë e vogla, ato që kanë deri në 20 mijë banorë, ose ato që kanë deri në 50 mijë banorë. Ndërsa sa më e madhe të jetë bashkia, aq më e lartë është mundësia që të mbledhë më shumë të ardhura dhe të performojë më mirë.