Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha se së bashku me avokatin janë njohur vetëm me 15 fashikuj.

Beqaj ka qëndruar për disa orë në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, teksa ka lexuar 700 fashikujt e dosjes së tij.

“Unë me avokatin arritëm të shohim 15 fashikuj.

Dosja është voluminoze, por ligji lejon vetëm 10 ditë.

Në vazhdim të të drejtave që kemi, kemi paraqitur memot, kemi bërë kërkesa për veprime shtesë hetimore dhe gjithashtu kemi bërë kërkesë që unë të jap deklarimet e mia dhe të pyetem sërish nga hetuesit.