Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku së fundmi ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
Ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensilën, të cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar.
Mirëpo mesa duket rreth kësaj deklarate ka reaguar edhe vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një video, ku duke Xhensila teksa po bënte ushtrime në palester, ndërsa në sfond kishte vënë këngën e Beyonces “Survivor”.
“Unë do mbijetoj. Unë nuk heq dorë. Unë nuk ndalem. Do punoj shumë dhe do ja dal”– ishin disa nga vargjet e këngës.