Besimtarët katolikë në mbarë botën festojnë sot Pashkët, një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin fetar. 

Në Tiranë mesha solemne u mbajt në katedralen e ‘Shën Palit’ dhe e drejtoi Arqipeshkvi Mitropolit, Imzot Arjan Dodaj, i cili uroi besimtarët dhe kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore, sociale e mediatike për tu vënë në shërbim të një horizonti më me shpresë për të rinjtë.

Shumë qytetarë iu drejtuan katedraleve dhe kishave në qytete të ndryshme të vendit për të kremtuar festën e shenjtë.

Ndërsa sot është dreka e Pashkës. Në tryezën e besimtarëve nuk mungojnë vezët me ngjyrë të kuqe, që janë traditë e kësaj feste.

Pashkët festohen të dielën, pas periudhës 40-ditore të quajtur Kreshmë.