Blero Muharremi, që prej daljes së tij nga formati ‘BBVK’ ka qenë tepër i komentuar. Së fundmi është përfolur për lidhjen e tij që dhe vetë Blero tashmë e ka deklaruar por identiteti i saj , ‘bebit’ ku shumë persona e njohin me emër të tillë, nuk është bërë ende publik prej Bleros.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi Blero ka treguar se është përdorur një individ tjetër ku është supozuar se mund të jetë partnerja e tij.

Duke u shprehur se dëshira e tij është shumë e madhe që partnerja , me të cilën kanë rreth 1 vit e gjysmë lidhje, të bëhet publike, ai tha se do të presi momentin deri kur ajo të dëshirojë vet të bëhet e tillë.