Ky që shihni në këto pamje, sipas mediave ruse është një prej autorëve të dyshuar të sulmit terrorist që ndodhi të premten në Moskë. Mediat ruse thonë se ai është me origjinë nga Taxhikistani dhe se flet rusisht ndërsa në rrëfimin e tij para forcave të sigurisë pranon se qëlloi ndaj njerëzve në Pallatin e Koncerteve.

Agresori thotë se përpara se të kryente mizorinë e së premtes, ai kishte qenë në Turqi. Kur u pyet se çfarë bëri, ai u përgjigj: “Unë qëllova njerëzit.”

I dyshuari shtoi se ai e kishte kryer krimin për para, duke theksuar se atij i ishin premtuar 500,000 rubla ose rreth 5 mijë e 500 dollarë ku gjysma e tyre i ishte transferuar në llogarinë e tij para sulmit, version që mbetet ende për t’u verifikuar nga ekipet e hetimit.

Ai ka pohuar sipas mediave ruse se nuk i njihte organizatorët e vërtetë të sulmit pasi e kishin rekrutuar përmes aplikacionit të mesazheve Telegram dhe e kishin pajisur me disa armë për te kryer sulmin.