Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, i kanë vënë syrin Ballkanit për 3 projekte transformuese të zonave në Shqipëri dhe Serbi.

Përpjekja e Kushnerit në këtë rajon vjen teksa firma e tij e kapitaleve private me bazë në Majami, “Affinity Partners” po angazhohet në diskutime të avancuara për investime që tejkalojnë 1 miliard dollarë, me shpresën për të riformuar peizazhin e turizmit dhe pasurive të paluajtshme në Evropën Juglindore.

Ndër projektet ambicioze është transformimi i ishullit të Sazanit në Shqipëri.

“Aftësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të bukur dhe një ishull 1400 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike. Uji është blu kristal si Maldivet. Është i bukur. Plazhet janë të pabesueshme dhe është vetëm një nga këto vende të veçanta”.

Në intervistën e dhënë për “The Post”, Kushner tha se është tërhequr nga sektori i turizmit në Shqipëri, teksa ka parë zhvillim të shpejtë dhe vlerësim ndërkombëtar në vendin tonë.

Shqipëria tani krenohet me stabilitetin makroekonomik, një industri turistike në rritje dhe një tërheqje në rritje për investitorët ndërkombëtarë, e për këtë Kushner shtoi se projektet e tij synon t’i realizojë së shpejti.