Gjatë një bisede të zhvilluar pasditen e sotme në oborrin e shtëpisë më të ndjekur ‘BBV3’, Ilnisa ka zhvilluar një bisedë me Liamin teksa komenton lojën e një prej banoreve të formatit.

Bëhet fjalë për Françeskën, ku Ilnisa është shprehur se ajo është një lojtare skandaloze dhe di të luajë vetëm duke ndarë çifte.

‘I dola në mbështetje të plotë! Seriozisht mendova që ndihet e vetmuar, ka nevojë, gjithë mbështetjen time e kishte përmes Meritonit, dhe kur ti vjen vetëm me një qëllim të ndash, apo për të marrë vëmendje, siç e kërkon ajo, nuk luhet. Ajo është lojtare skandaloze, luan vetëm duke ndarë çifte.’- është shprehur Ilnisa.