Pas daljes nga ‘BBV’, Sara Gjordeni ka zhvilluar intervista ku përveç se ka folur rreth eksperiencës së saj brenda shtëpisë më të famshme, ka mohuar dhe një pjesë të emrave të presonazheve VIP që janë përfolur si ish-a të saj.

Me hyrjen e Silvit brenda në shtëpi, një rrëmujë u krijua jashtë ku ai deklaroi se ka patur momente flirtimi me Sarën dhe se do të publikoheshin fotografitë mes tyre.

Mirëpo Sara e ka mohuar këtë gjë duke treguar se Silvin e ka takuar vetëm një herë në premierën e një filmi dhe kanë patur një takim 15 minutsh.

Ajo gjithashtu ka treguar se sapo të mbarojë BBV, ai do ndiqet penalisht sepse ka abuzuar me emrin e saj dhe shtoi nuk kanë pasur marrëdhënie kurrë bashkë.