Dalja e Vesa Smolicës nga “Big Brothet VIP”, e ka krisur më shumë marrëdhënien mes Romeo Veshajt dhe Heidi Baçit, pasi kjo e fundit e çoi ish-banoren në nominim bashkë me tre vajza të tjera, dhe ajo më pas u eliminua.

Ish-çifti kanë debatuar me tone të larta me njëri-tjetrin, ku Romeo i ka thënë Heidi se më lëvizjen që bëri ika shkuar çdo gjë vaj dhe ka arritur atë që ajo donte.

Sipas aktorit, Heidi ka dashur të largojë nga ai një shoqe që i ka mbrojtur të dy.

Nga ana tjetër, Heidi është shprehur se Vesa nuk e ka mbrojtur asnjëherë, por sipas saj, i ka hedhur kunja.

Pjesë nga debati:

Romeo: Te ka shkuar çdo gjë vaj, me këtë lëvizje.

Romeo: Të shkoj vaj, arrite atë që dojë, të dilte Vesa, të më hiqje mua në shoqe që më ka mbrojtur. Ajo goca mua më ka mbrojtur, ja di zemrën unë asaj.

Heidi: Mua nuk më ka mbrojtur

Romeo: Të ka mbrojtur edhe ty edhe mua, i doli shtëpisë kundër për në të dy

Heidi: Nuk është e vërtetë që më ka mbrojtur, mua më ka futur vetëm kunja.

Romeo: Po ca kunje moj, ty dhe mua na kanë shpëlarë këtu. Ti thua kunja, të dhëmbi kunja. Ke ngrën shpata, po të dhemb gozhda tani. Unë po të them që jashtë sot është Vesa, nuk është as Roza, as Ledjona e as gjithë këta plehrat që ne na kanë shkel. Po kush është, është Vesa!