Trajneri i Leçes, Roberto D’Aversa goditi me kokë sulmuesin francez të Veronës, Thomas Henry, pas ndeshjes që skuadra e tij humbi (1-0) të dielën gjatë ditës së 28-të të kampionatit në Seria A. Incidentet shpërthyen në konfuzionin më të madh me shtyrjet mes lojtarëve dhe drejtuesve të dy skuadrave në bilbilin e fundit.
Ndërsa Henry, i rrethuar nga shokët e skuadrës dhe zyrtarët e klubit, dukej se po shkonte në dhomën e zhveshjes, trajneri D’Aversa shkoi drejt tij dhe e goditi me kokë. Francezi, i cili u duk i dëmtuar në mollëzën e djathtë, më pas u ndëshkuan që të dy me karton të kuq nga arbitri.
“Unë dola në fushë për të mos lejuar që lojtarët e mi të konfliktoheshin, sepse pati shumë provokime nga lojtarët e Veronës në minutat e fundit të ndeshjes dhe pas fishkëllimës së fundit,”- tha D’Aversa për kanalin Sky Sport. “Nuk është një gjest i bukur, e njoh lojtarin, është e pafalshme dhe ua shpjegova këtë edhe tifozëve të Veronës. Por unë nuk kam hyrë në fushë për të bërë atë gjest”.
Mentre Barella chiede scusa per aver simulato, D’Aversa fa questo al termine di Lecce-Verona.
Per me fino a fine campionato non deve tornare più in panchina. Un allenatore che fa una roba del genere è inammissibile.
Continuate a gettare fango su Barella che ha avuto l’umiltà di… pic.twitter.com/7FvXKiiLaf
— Raffaele Caruso (@raffaelecaru) March 10, 2024