Gjykata e Lartë urdhëroi, që SPAK të regjistrojë procedim penal për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendit për 21 janarin. Pas vendimit, familjarët e Aleks Nikës folën për mediat. Mark Nika, xhaxhai i Aleksit, u shpreh se Gjykata e Larta në mënyrë profesionale vendosi që hetimet t’i kalojnë SPAK.
Ai tha se kjo ka qenë kërkesa e tyre, ndërsa shpresojnë që SPAK t’i shkojë çështjes deri në fund.
Xhaxhai i Aleks Nikës: Vendimi ishte i pritshëm. SPAK ta hetojë çështjen me objektivitet.
E veja e Aleks Nikës: E prisnim, sepse e drejta fiton. Ajo që kemi besuar tani po shpërblehet.
Idajet Beqiri: Prokuroria e Tiranës e bëri punën e vet, hetoi disa persona. Por Prokuroria e Tiranës nuk e heton dot ish-kryeministrin dhe ish-ministrin e Brendshëm. GJL vendosi që të bëhen edhe hetime. SPAK është detyruar që të bëjë hetime për këtë çështje deri në fund.