Pasagjerët e avionit Boeing 787 të cilët po udhëtonin nga Australia në Zelandën e Re përjetuan momente tmerri kur piloti i njoftoi se humbi kontrrollin.

Njoftimi i pilotit për humbjen e kontrollit shkaktoi panik dhe kaos në avion, i cili ishte plotë me pasagjerë. Për fat të mirë avaria në avion zgjati për pak dhe çdo gjë u rikthye në normalitet.

Një nga udhëtarët që ndodhej në avionin Boeing tha për CNN se situata kur piloti bëri njoftimin ishte vërtet e frikshme. “Në avion pati shumë tronditje, të gjithë ishim në panik. Njerëzit qanin, bërtsinin. Në një momend mendiva se erdhi fundi”, tha pasagjeri për CNN.