Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në emisionin “Breaking” më Top News ka dhënë detaje në lidhje me ekzekutimin e Pëllumb Metës në Shën Vlash të Durrësit disa javë më parë.

“Prokuroria bazuar në një seri të dhënash hetimore të këqyrjes së vendngjarjes ka akuzën e vrasjes vetëm për dy prej fëmijëve, Hygertën dhe Hysenin, janë nën arrest me burg për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, fëmija i tretë akuzohet për veprën e fshehjes së kufomës, pasi ka konstatuar krimin ka marrë rol bashkëpunues për të fshehur trupin e babait, nëna ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kjo është akuza që dyshohet të jetë kryer nga kryefamiljarja. Nuk ka prova shkencërisht se cili nga fëmijët ka qëlluar. Ju kujtoj historinë e Nazime Vishës, e cila shkoi tek shtëpia e gjyshes pas një historie me një burrë të martuar, u identifikua si vrasëse e Fiqiriut, grupi i hetimit urdhëroi kryerjen e një eksperimenti hetimor, iu nënshtrua dhe rezultoi se ajo ishte një qitëse e mirë, u befasuan se kishte aftësi të mira, u bindën se kishte qëlluar mbi të ndjerin”, tha Hoxha.

“Të tre fëmijët u përshkruan si të pa penduar dhe si të ftohtë, nuk ka një rezultat të firmosur nga psikologët për gjendjen e tyre, do duhet të firmoset nga psikologët që po i mbajnë në observim. Hygerta po mbahet në burgun e grave. Nuk ka një rezultat definitiv për gjendjen psikologjike. Në banesë është dërguar vetëm Hygerta. Nëse ka shkuar mamaja të takojë Hygertën dhe djemtë, sa kohë nuk ka një urdhër nga prokurori janë përgjigje shumë domethënëse, sa kohë nuk ka një autor me prova shkencore, grupi hetimor do të vijë me metodat, apo lënien padashje vetëm të tyre në zonat që merren në pyetje”.

Fjori Dardha: A u rrezikohet jeta?

“Jo, është një jo absolute, ata nuk janë të kërcënuar brenda burgut, pavarësisht tronditjes së opinionit, ata nuk janë takuar me persona të jashtëm për shkak të zhvillimit të hetimit, ka një lloj rutine ndaj tyre”, tha Hoxha.