Aktorja e njohur Elia Zaharia vendosi të reagojë në lidhje me situatën e familjes së saj. Ditën e sotme u mësua se të dy si Princi si Elia kanë bërë kallëzim në polici dhe disa orë më vonë u pasua më një video nga konflikti.

Të gjitha akuzat për dhunë janë hedhur poshtë nga Elia dhe kjo e fundit pretendon se ajo dhe babai i saj janë viktimat në këtë mes. Në reagim Elia shprehet se situata është e vështirë dhe se nuk e ka të lehtë të shohë Princin teksa dhunon babanë e saj të moshuar. Sipas Elias konflikti i videos nuk ka ndodhur për arsye të saj dhe se është përfshirë vetëm për të stopuar sherrin. Ajo përfundon reagimin duke thënë se po ndjek rrugën gjyqësore.

Reagimi i plotë:

“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë po ndjek rrugën gjyqësore.”