Në dramën e familjes Mbretërore është përfshirë edhe Policia e Tiranës kjo pasi hedh poshtë akuzat e bëra për nxjerrjen e videos në të cilën shfaqet Princi Leka, gjatë një konflikti me ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia.

”Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”,-informon Policia.

Oborri Mbretëror pretendon se Princ Leka është sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij. Oborri thotë se videot janë dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por se janë kosideruar si një sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përcjell imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje dhune.