Franceso Camarda ka lindur më 9 mars 2008, teksa në moshën 6-vjeçare ai iu bashkua skuadrës së Milanit dhe që atëherë është bërë popullor, për shkak të marrëdhënies së tij të fortë me golat.
Edhe para se t’i bashkohej klubit legjendar italian, Camarda, në moshën 4-vjeçare, ‘luajti’ për Afforese, një klub në periferi të Milanos. Sipas trajnerit të tij të parë, Massimo D’Amaro, ai nuk do të pasojë, do ta ulë topin në tokë, do t’u shmangej të gjithëve dhe do të shënojë gol”.
Ai tashmë ka shënuar më shumë se 500 gola për Milanin dhe kjo po tërheq interesin e klubeve angleze. Aq më tepër që u bë e ditur, se kontrata trevjeçare që Milani kishte përgatitur për Camardën për të nënshkruar të dielën, ditën kur ai mbush 16 vjeç, për momentin nuk do t’i paraqitet lojtarit.
Arsenali, Tottenham dhe Manchester City janë klubet që thuhet se janë të interesuara për sulmuesin e talentuar dhe do të bëjnë gjithçka që munden për ta ‘rrëmbyer’ atë nga italianët.