Portieri gjerman Marc ter Stegen (31 vjeç) vazhdoi të shkruante historinë e tij te FC Barcelona dhe këtë të premte kundër Mallorcas, festoi ndeshjen e tij të 400-të si lojtar i Barcelonës.

Një ngjarje që ai mundi ta festonte, duke ruajtur një portë të re të pastër në La Liga dhe me një fitore që rikthehet për të ushqyer shanset e Barçës për të ëndërruar titullin.

Në përfundim të ndeshjes, Ter Stegen shkoi në dhomën e zhveshjes së “Estadi Olímpic Lluís Companys” dhe mori një fanellë përkujtimore për 400 ndeshjet e tij me Barçën nga kapiteni Sergi Roberto.

Skuadra e Barçës nuk ka ngurruar të urojë Ter Stegen për arritjen e tij dhe më pas kanë pozuar të gjithë së bashku për të festuar ngjarjen.