Prestigjiozja “Financial Times” i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë, duke ndarë një përvojë unike të përjetimit nga udhëtarët e reporterët që kanë vizituar vendin tonë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se reportazhi sjell përjetime përmes qyteteve antike, rrënojave arkeologjike e objekteve të kultit, të staneve në malësi dhe të traditave shpirtërore.
“Reportazhi përcjell një stili jetese e mikpritjeje që për fat vendi ynë ende e ruan fort”, u shpreh Kumbaro.
Përmes këtij reportazhi “Financial Times” përcjell një udhëtim në sitet e mbrojtura nga UNESCO, si Berati, Gjirokastra e Butrinti, përjetime nga Apolonia antike, jeta në zonat malore të vendit për tu kthyer te zhvillimi i kryeqytetit, Tiranës.
“Vendi ishte magjepsës dhe i bukur, dhe njerëzit ishin jashtëzakonisht miqësorë. Vendet antike si Butrinti dhe Apolonia kishin disa nga rrënojat më të bukura klasike në Mesdhe. Në brendësi, malet u shpalosën në distanca të gjata, me qytetet e lashta osmane që komandonin luginat e tyre. Rrugët ishin të mira dhe restorantet vende të gëzuara. Por udhëtimi këtu ishte nëpër dekada si dhe male. Nganjëherë Shqipëria ndihej si Europa e stërgjyshërve tanë”, shkruan ndër të tjera “Financial Times”.