Këngëtari i mirënjohur Bardhi, i njohur për baladat e tij të bukura dhe tepër të veçanta, së fundmi është përfolur kudo për pjesëmarrjen e tij në formatin më të ndjekur të ‘BBV3’.

Për arsye familjare, ish-konkurrentit i duhej të ndërpriste garën dhe që prej asaj kohe ai nuk është parë më askund, qoftë me projekte të reja muzikore, koncerte etj.

Por pasditen e sotme Bardhi ka ardhur me një surprizë për të gjithë, teksa nëpërmjet një postimi në Instastory ka njoftuar për një projekt muzikor të tijin që do të lancohet së shpejti.