Fjoralba Ponari e ka kaluar të dielën me familjen e me këtë rast ka postuar një foto me vëllain e saj. Por moderatorja nuk e priste që fotoja do i çmendte fanset e saj vajza.
Vëllai i Fjoralbës, Niku qenka shumë simpatik dhe komentet për të kanë qenë të panumërta.
“Çfare hani qe jeni kaq te bukur Aman”, shkruajnë komentuesit.
Fjoralba ka bërë edhe një postim në InstaStory ku tregon se sa shumë njerëz e kanë parë, pëlqyer e ruajtur foton.
“Kam përshtypjen që pjesë e showbizit gjendet Ponari i gabuar”, shkruan ajo.