Një shpërthim me tritol ka ndodhur pranë një shtëpie private në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të së hënës. Nga pamjet e siguruara, vërehet se porta e banesës është dëtuar, po ashtu edhe pjesa poshte saj. Momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa banesa i përket 62-vjeçares me inicialet F. S.
Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.